UEFA e merr këtë vendim për ndeshjet e Ligës së Kampionëve, pas vdekjes së Emiliano Salas

Futboll 12 Shkurt 2019 11:13

UEFA ka marrë një vendim zyrtar sa i përket ndeshjeve të kësaj jave në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës.

UEFA ka bërë të ditur se në çdo ndeshje të Ligës së Kampionëve dhe atyre të Evropës, do të mbahet një minutë heshtje për Emiliano Salan.

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian ka bërë të ditur se të gjitha skuadrat pjesëmarrëse në të dyja kompeticionet do ta nderojnë sulmuesin argjentinas.

Trupi i pajetë i Salas u gjet javën e kaluar, pasi aeroplani me të cilin po udhëtonte nga Franca për në Cardiff ishte rrëzuar në brigjet e Anglisë.

Argjentinasi ishte duke e kompletuar transferimin 20 milionë euro nga Nantes për në Cardiff City, por që aeroplani u rrëzua për shkak të kushteve të liga të motit.

Liga e Kampionëve do të rikthehet sot me fazën e 1/8-ës së finales, me takimet Manchester United – PSG dhe Roma – Porto.