UEFA e quan ‘triller’ ndeshjen Angli – Kosovë, pyet kush ishte ylli i ndeshjes

Kombëtarja 12 Shtator 2019 13:36

Faqja e UEFA-s ka pyetur se kush ishte ylli i ndeshjes, në takimin Anglia – Kosova.

Angli – Kosovë ishte një prej ndeshejve më dramatike të zhvilluara deri tani në kualifikueset e Evropianit, shkruan Insporti

Në takimin e zhvilluar në stadiumin “St Mary’s” të Southamptonit, në kuadër të grupit A të kualifikimeve, ‘Dardanët’ u mposhtën 5:3 nga ‘Tre Luanët’.

Ndër më të mirët te Kosova, dhe në ndeshje, ishte mesfushori i Lazios, Valon Berisha.


Valon Berisha shkëlqeu me dy gola ndaj Anglisë

Përveç Berishës, paraqitje të jashtëzakonshme pati edhe Vedat Muriqi, që asistoi në dy prej golave të Berishës, dhe shënoi një nga penalltia.

Faqja zyrtare e ‘UEFA Euro 2020’ ka pyetur ndjekësit në Twitter se kush ishte ylli i ndeshjes në këtë takim.

“Një triller tetë-golësh ndërmjet Anglisë dhe Kosovës. Ylli i ndeshjes ishte _______ “, shkruhet në postim të UEFA-s. /Insporti.com/