UEFA fillon procedurat disiplinore kundër Juventusit, Real Madridit dhe Barcelonës mbi Superligën

Futboll 25 Maj 2021 22:51

UEFA përmes një deklarate ka njoftuar se ka hapur një procedurë disiplinore ndaj Real Madrid, Barcelonës dhe Juventus për projektin e Superligës Evropiane, transmeton Insporti.

UEFA ka njoftuar se janë duke shikuar të gjitha mundësitë në qoftë se ka pasur ndonjë shkelje të kornizës ligjore të UEFA-s, e për këtë janë duke kryer të gjitha procedura disiplinore të nevojshme.

“Pas një hetimi të kryer nga Inspektorët e Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s në lidhje me të ashtuquajturin projekt ‘Super League’, procedurat disiplinore janë hapur kundër Real, Barça & Juventus për një shkelje të mundshme të kornizës ligjore të UEFA-s”, thuhet në deklaratën e shtëpisë së futbollit.

Dënimi më i madh të cilin mund të marrin këto klube janë përjashtimi nga garat e UEFA-s dhe FIFA-s.

-->