UEFA i beson Nuzës edhe një ndeshje ndërkombëtare

Futboll 15 Mars 2019 20:10

Gjyqtari kosovar, Genc Nuza do ta drejtojë edhe një ndeshje ndërkombëtare.

Nuza bashkë me asistentët, Edmond Zeqiri e Fatmir Sekiraqa të FIFA-së, si dhe Alban Shalën si i katërti, do ta gjykojnë sfidën kualifikuese të grupmoshës U-21 ndërmjet Qipros dhe Gjibraltarit.

Kësisoj, UEFA vazhdon t’u besojë gjyqtarëve kosovarë ndeshje të nivelit ndërkombëtar.

Sfida do të luhet më 20 mars prej orës 15:30 në Qipro.

U21 20/03/2019 15:30 – 15:30 at Larnaca (Cyprus) :

Cyprus (CYP) / Gibraltar (GIB)

Referee

Genc Nuza (KOS)

Assistant referee 1

Edmond Zeqiri (KOS)

Assistant referee 2

Fatmir Sekiraqa (KOS)

4th official

Alban Shala (KOS)