UEFA i jep fitoren Zvicrës në tavolinë, Ukraina bie në një ligë me Shqipërinë

Nations League 26 Nëntor 2020 22:02

Zvicra i ka shpëtuar rënies në Ligën B të Nations league, pasi UEFA i dha fitoren 3-0 në tavolinë për ndeshjen me Ukrainën, e cila nuk u luajt sipas programit më 17 nëntor në qytetin e Lozanës.

Kjo pasi dy futbollistë ukrainas kishin rezultuar pozitivë ndaj koronavirusit dhe autoritetet e qytetit i vendosën menjëherë në karantinë në hotel e nuk lejuan që pjesa e mbetur e lojtarëve të shkonin në stadium për ndeshjen.

Duke qenë se nuk ka data të lira për rikuperimin e kësaj ndeshjeje, UEFA vendosi t’i japë fitoren 3-0 në tavolinë përfaqësueses helvete, që ngjitet kështu në kuotën e 6 pikëve në grup dhe shmang rënien një Ligë më poshtë.

Ajo që e pëson është Ukraina, që jo vetëm humb ndeshjen në tavolinë për bllokimin e ndeshjes jo për faj të saj, por edhe do të detyrohet të zbresë një ligë më poshtë, pasi në edicionin e ardhshëm do të garojë në Ligën B, ku bën pjesë edhe Shqipëria.

-->