UEFA ia uron ditëlindjen Zenelit, me një video nga het-triku ndaj Azerbejxhanit

Kombëtarja 25 Shkurt 2021 11:28

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Arbër Zeneli, sot feston ditëlindjen e 26-të.

Sulmuesi i krahut sot ka mbushur 26 vite, teksa një urim për të e ka bërë edhe faqja zyrtare e UEFA’s.

“Urime ditëlindjen, Arbër Zeneli” – ka shkruar UEFA, teksa postimin e ka përcjellur me video nga ‘het-triku’ i tij i famshëm ndaj Azerbejxhanit.

Në nëntor të vitit 2018, anëtari i Reimisit kishte shënuar tre gola në fitoren 4-0 ndaj Azerbejxhanit, me Kosovën që pastaj e fitoi Grupin 3 në Ligën D dhe promovimin në Ligën C.

Ndryshe, futbollisti nga Mitrovica te Kosova ka debutuar më 6 tetor të vitit 2016 dhe nga atëherë ka zhvilluar 22 paraqitje, duke shënuar shtatë gola. 

-->