UEFA ka marrë vendimin e madh për Skënderbeun

Futboll 05 Prill 2019 10:50

Dosja Skënderbeu duket se po merr një kthesë të madhe që mund të bëj të lumtur klubin dhe tifozët korçarë.

Burime të besueshme brenda klubit Skënderbeu kane bërë të ditur se UEFA është tërhequr nga dërgimi në Arbitrazhin Sportiv të dosjes për skuadrën korçare, e cila akuzohej për trukim ndeshjesh në garat evropiane, raporton “Vizion Plus“.

Referuar këtyre burimeve që kërkojnë të mbeten anonime për momentin, UEFA ka gjetur një marrëveshje paraprake me studion ligjore De Pfyfer me përfaqësues Zhan Shedrik Mishel që mbron Skënderbeun që i siguron klubit korçar një dëmshpërblim të madh prej 25 milionë eurosh për prishje imazhi.

Ndërkohë qeveria e futbollit evropian garanton tërheqjen e akuzave drejt skuadrës juglindore dhe rjedhimisht dërgimin e çështjes në CAS.

Ajo që bën përshtypje për momentin është dilema se përse drejtuesit e lartë të Skënderbeut dhe në mënyrë të veçantë presidenti Takaj hezitojnë ta konfirmojnë zyrtarisht këtë lajm.

-->