UEFA ka planin rezervë për Champions dhe Europa League

Futboll 19 Maj 2020 18:43

UEFA ka bërë gati planin B të saj në lidhje me Kupat e Evropës pas vendimit të ditës së djeshme për t’u dhënë kohë qeverive dhe federatave deri më 17 qershor për të përpiluar protokollet e rifillimit.

Ndaj nëse ligat do të shtyhen shumë, formula e Champions dhe Europa League do të ndryshojë.

Në Champions do të luhen rregullisht dhe takimet e kthimit të 1/8-ave, ndërsa nga çerekfinalet do të luhen me një takim dhe një “Final Four” në Stamboll, me dy gjysmëfinale me sfidë të vetme dhe një finale në harkun e katër ditëve.

Totali, 11 ndeshje dhe jo më 17. Sigurisht çdo gjë me dyer të mbyllura.

Sfidat me vetëm një takim do të ketë si pritës ekipin që ka koeficientin më të mirë në UEFA.

-->