UEFA këmbëngulë për rifillimin e sezonit

Futboll 30 Prill 2020 09:58

UEFA nuk dëshiron për momentin të dëgjojë asgjë tjetër përveç fillimit të sezonit. Pavarsisht krizës së madhe të shkaktuar nga koronavirus, kryetari i komitetit mjekësor të UEFA-s, Tim Meyer, ka thënë se është e mundur të rifillojë sezoni 2019-20.

“Të gjitha organizatat e futbollit që po planifikojnë rifillimin e garave të tyre do të duhet të kenë protokolle gjithëpërfshirëse që diktojnë kushte sanitare dhe operacionale duke siguruar që shëndeti i atyre që janë të përfshirë në ndeshje të mbrohet dhe të ruhet integriteti i politikës publike.

Në këto kushte dhe në respektim të plotë të legjislacionit vendor (shteteve përkatëse), patjetër që është e mundur të planifikohet rifillimi i garave të pezulluara të sezonit 2019-20”, ka thënë Meyer.

-->