UEFA konfirmon një lajm të madh për ligat kryesore të Evropës

Futboll 28 Prill 2020 14:06

UEFA dëshiron që Premierliga dhe ligat e tjera të Evropës, të tregojnë planet e tyre për rifllimin e ligave deri më 25 maj.

I njëjti afat qëndron edhe për planet se si do të përfundojnë ligat në këto ‘rrethana të jashtëzakonshme’, transmeton Insporti

Lajmi është bërë i ditur nga gazetari i Sky Sports, Bryan Swanson, që pohoi se 25 maji është afati i fundit që UEFA i ka caktuar ligave evropiane për të bërë të ditura planet e tyre për rifillimin e kampionateve.

UEFA raportohet se kërkon nga ligat e Evropës që deri më 25 maj të tregojnë për datat kur do të kthehen kampionatet respektive.

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të mbajë takim më 27 maj, ku synimi është të arrihet në një vendim rreth asaj se a mund të përfundohen ndeshjet e Ligës së Kampionëve dhe ato të Ligës së Evropës në muajin gusht. /Insporti.com/

-->