UEFA ndryshon rregullin e golit mysafir nga sezoni i ardhshëm

Futboll 14 Prill 2021 17:46

UEFA pritet që të bëjë një ndryshim nga sezoni i ardhshëm për rregullën e golit si mysafirë, ku skuadrat të cilat shënojnë pas kohës së rregullt, goli si mysafirë nuk do të llogaritet.

Kjo do të thotë që çdo skuadër mund të përfitoj nga goli si mysafirë brenda 90’ minutave, dhe çdo gol që do të shënohet pas golit të rregullt nuk do të numërohet si avantazh për skuadrën mysafire.

Raportohet nga “The Sun” që ky propozim është përkrahur nga top klubet evropiane, të cilat do marrin pjesë në votim të kësaj ideje këtë të premte para Bordit Ekzekutiv të UEFA-s.

Sidoqoftë, ky plan për të zhdukur vlerën e golit si mysafir këtë sezon nuk do të pranohet.

UEFA thuhet se do ta vë në fuqi këtë ndryshim nga sezoni i ardhshëm, pasi që këtë sezon shumë ndeshje janë zhvilluar në stadiume neutrale, duke e zbatuar rregullën e golit si mysafirë.

-->