UEFA në kontakte me Prokurorinë për kurdisje

Futboll 25 Prill 2021 23:47

Kryetari i Këshillit Kombëtar për Parandalimin e Dhunës në Sport, Besim Kelmendi, ka deklaruar se edhe shtëpia më e madhe e futbollit UEFA, ka kontaktuar këta të fundit në lidhje me dyshime për kurdisje në futbollin e Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar Kelmendi në Sportin Total në KTV.

“Kemi pasur kontakte me UEFA-në dhe mund të them se ata i përcjellin ndeshje në mënyrë profesionale kur ka dyshime për kurdisje”, deklaroi Kelmendi.

-->