UEFA publikon shifra e rekorde interesante në Ligën e Kampionëve

Futboll 08 Nëntor 2018 20:12

Liga e Kampionëve është gara ku çdo lojtar, e sidomos sulmuesit, janë në ndjekje të rekordeve. Faqja zyrtare e UEFA-s ka publikuar listën e rekordeve të lojtarëve që kanë shënuar më shumë het-trik në Champions League, ku rekordin e mban ende Lionel Messi, me 8 het-trik deri më tani.

I ndjekur nga rivali i përjetshëm, Cristiano Ronaldo me shtatë, duket se “lufta” mes dy fenomeneve të futbollit vazhdon ende.

Më së shumti het-trik:
8-Lionel Messi (Barcelona)
7-Cristiano Ronaldo (Real Madrid)
3-Filippo Inzaghi (Milan)
3-Mario Gomez (Bayern)
3-Luiz Adriano (Shakhtar)

Në total, 84 lojtarë kanë realizuar het-trik në Champions League. Të gjithë tre golëshat  e Ronaldos u realizuan brenda një afati 18-mujor (dhjetor 2015 –mMaj 2017).

Het-trikët në sezonin aktual (2018/19):
Lionel Messi (Barcelona 4-0 PSV Eindhoven)
Paulo Dybala (Juventus 3-0 Yong Boys)
Edin Dzeko (Roma 5-0 Viktoria Plzen)
Gabriel Jesus (Man. City 6-0 Shakhtar)

Lojtarët që kanë realizuar het-trikët më të shpejtë:
8 minuta- Bafetimbi Gomis (Dinamo Zagreb 1-7 Lyon, 07/12/2011)
9 minuta- Mike Newell (Blackburn 4-1 Rosenborg, 12/06/1995)
11 minuta- Cristiano Ronaldo (Real Madrid 8-0 Malmo, 08/12/2015)
14 minuta- Neymar (Barcelona 6-1 Celtic, 11/12/2013)

Newell ende mban rekordin për het-trikun më të shpejte perfekt, duke shënuar me këmbën e tij të majtë, këmbën e djathtë dhe me kokë.

Lojtari më i ri që ka shënuar tri gola në një ndeshje Championsi:
Raul Gonzalez, 18 vjeç dhe 114 ditë (Real Madrid 6-1 Ferencvaros, 18/10/1995)