UEFA publikon stadiumet ku do të luhen katër finalet e ardhëshme të Ligës së Kampionëve

Futboll 16 Korrik 2021 21:43

Katër finalet e ardhshme të Ligës së Kampionëve nga 2022-2025 do të luhen respektivisht në Shën Petersburg, Stamboll, Londër dhe Mynih.Stadiumi Krestovsky në Shën Petersburg do të presë finalen e 2022.

Stambolli, i cili humbi të drejtën në momentin e fundit për të zhvilluar finalen 2021-shit, do të organizojë finalen e vitit 2023.Mynihu do të presë finalen e vitit 2025 ndërsa Stadiumi Wembley i Londrës ka siguruar të drejtën për finalen e 2024.

Bilbao dhe Dublin, të cilët nuk ishin në gjendje të organizonin ndeshje në Kampionatin Europian të këtij viti, ranë dakord me komitetin ekzekutiv të UEFA-s dhe do të presin finalen e Europa League përkatësisht në 2024 dhe 2025.

-->