UEFA pyet: Kush ishte më i miri – Ronaldo, Tosun, Sancho apo Valon Berisha?

Kombëtarja 11 Shtator 2019 13:37

UEFA ka pyetur në rrjetet sociale se kush ishte më i miri i ndeshjeve të mbrëmshme në kuadër të kualifikimeve për ‘Euro 2020’.

Faqja zyrtare e Evropianit ‘Euro 2020’ në rrjetet sociale Facebook dhe Twitter, e ka ranguar mesfushorin e Kosovës, Valon Berisha, ndër më të mirët e mbrëmjes, raporton Insporti

Berisha, që shkëlqeu të martën mbrëma ndaj Anglisë në ‘St Mary’s’, është përkrah Cristiano Ronaldos, Cenk Tosun e Jado Sanchos në katërshen më të mirë të mbrëmjes.

Futbollisti i Lazios i shënoi dy gola në tri tentime, kurse Jadon Sancho i ka Anglisë i shënoi dy në dy tentime për të shënuar, ndërkaq Cenk Tosun iu deshën 9 tentime për të shënuar.

Cristiano Ronaldo, ndërkaq, i ka shënuar katër gola në fitoren e thellë 5:1 të Portugalisë ndaj Lituanisë.

Për Valon Berishën mund të votoni në linkun më poshtë. /Insporti.com/