UEFA sërish shkruan për ‘fenomenin’ Milot Rashica

Kombëtarja 25 Prill 2019 13:47

Faqja e UEFA-s ka shkruar për yllin kosovar të futbollit, Milot Rashica i cili po shkëlqen në futbollin gjerman.

Rashica, 22-vjeçar, po kalon në periudhën më të ndritur në karrierë, shkruan Insporti

Futbollisti nga Vushtrria shkëlqeu sërish me Werder Bremenin – duke shënuar gol e duke dhuruar asist në humbjen e ekipit të tij nga Bayern Munichu në gjysmëfinale të kupës.

Këtë sezon, anësori kosovar ka shënuar 11 gola e ka bërë 4 asistime në gjithsej 26 paraqitje me Werderin.

Për këto statistika të tij, është përkujdesur sërish faqja e UEFA-s në gjuhën gjermane, që ka rikujtuar për formën e mahnitshme të kosovarit.

Miloti në veçanti formë të mirë ka pasur në Kupën e Gjermanisë, ku i shënoi gola Borussia Dortmundit, Schalke 04 e Bayern Munichut. /Insporti.com/