UEFA do ta dënojë Guardiolan

Futboll 11 Prill 2018 16:28

Në ndeshjen e mbrëmshme të Manchester City kundër Liverpool, të vlefshme për Champions League, Pep Guardiola është përjashtuar nga ndeshja pas pjesës së parë për shkak se kishte kundërshtuar ashpër vendimet e gjyqatarëve.

Guardiola pjesën e dytë e ka përcjellur nga tribunat e Stadiumit të qytetit të Manchester, pasi është ndëshkuar nga gjyqtari i ndeshjes.

Pas ndeshjes së djeshme është mbledhur komisioni disiplinor, i kontrollit dhe etikës së UEFA, meqë kanë ngarkuar Guardiolan me akuzat për sjellje të palejueshme ndaj gjyqatarëve të takimit, gjatë ndeshjes së kthimit në çerekfinale të Champions League.

Për më shumë edhe Liverpool është ngarkuar me akuzat se tifozët e tyrë kanë ndezur flakadan dhe piroteknikë pas ndeshjes së parë të çerekfinale kundër Man City në qytetin e Liverpulit.

UEFA do t’i shqyrtoj akuzat ndaj Liverpool dhe Pep Guardiolas më 31 maj të këtij viti. /Insporti.com

 

 

-->