UEFA veçon golin e Rashicës për vitin 2018

Nations League 30 Dhjetor 2018 20:41

Llogaria e UEFA-s në gjuhën gjermane në twitter, ka veçuar golin e Milot Rashicës, të shënuar në ndeshjen Ishujt Faroe – Kosova si një nga më të mirët e vitit 2018.

Goli i Rashicës, që shënohet në fillim të ndeshjes pas një goditjeje shpërthyese nga distanca është veçuar me hashtagun #bestof2018, transmeton Insporti.

Për futbollistin kosovar të Bundesligës, gjegjësisht Werder Bremenit, kjo është mirënjohja e radhës që merr në atë që ishte një vit shumë i rëndësishëm në karrierën e tij.

Insporti ka raportuar se Rashica sivjet në afatin e janarit është transferuar në Werder Brmen nga ekipi holandez Vitesse dhe përgjatë vitit, loja në Bundesligë ndikoi shumë në pjekurinë e tij si lojtar, gjë që u vërejt edhe me shfaqjet e tij gjithnjë e më të mira në kombëtaren e Kosovës.