Uells – Zvicër, përfundon pjesa e parë

Futboll 12 Qershor 2021 15:49

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes së dytë në Grupin A, ndërmjet Uellsit dhe Zvicrës.

Një pjesë e parë pa gola por e dominuar nga Zvicra, e cila gjatë 45 minutëshit të parë tregoi një lojë ofanzive, por nuk mundi të gjente golin e epërsisë.

Granit Xhaka ishte një nga më të mirët në pjesën e parë, kurse Shaqiri disa herë me anë të krosimeve tentoi të gjente bashkëlojtarët e tij, por pa sukses.

Zvicra dhe Uellsi bëjnë pjesë në grupin A, bashkë me Italinë dhe Turqinë.

-->