UFC-241, Cormier paralajmëron Miocicin: Do të përjetosh një tjetër makth

Sporte luftarake 14 Gusht 2019 12:14

Më 18 gusht, në Kaliforni, do të zhvillohet eventi UFC-241 në artet marciale mikse.

Sfida kryesore e këtij eventi është ajo për titullin kampion bote në peshën e rëndë.

Kampioni aktual Daniel Cormier do të mbrojë titullin ndaj Stipe Miocic, ndaj atij të cilit e mori këtë trofe një vit më parë.

“Jam përqendruar te kjo sfidë dhe nuk kam asgjë tjetër në mendje. Unë jam kampion dhe kam përballë një ish-kampion, që e ka mbajtur këtë titull për një kohë të gjatë. Ndaj nuk do të jetë një sdë e lehtë, por unë jam gati. Njerëzit do të argëtohen sërish”, tha Cormier.

“Nuk kam frikë nga askush. As në përballjen e parë me Miocic nuk kam patur frikë dhe e munda. Këtë gjë do ta bëj edhe në këtë sfidë. Ai do të përjetojë një tjetër makth dhe humbje. Ai ka qenë një ish-kampion dhe do të mbetet i tillë”, u shpreh Cormier, që ka 22 fitore e 1 humbje në kafaz.