UFC-264 arrin shifra rekord shitjesh

Boks 13 Korrik 2021 12:00

Sa herë që Conor McGregor rikthehet në kafaz Dana White dhe UFC-ja fërkojnë duart, pasi e dinë që për ta irlandezi është një burim të ardhurash. Edhe eventi UFC-264, zhvilluar tri ditë më parë në Las Vegas, ka konfirmuar se fansat e irlandezit janë të shumtë në gjithë botën.

Presidenti i UFC-së, Dana White, u shpreh se eventi UFC-264, ku sfida kryesore ishte triologjia Conor McGregor-Dustin Poirier, ka realizuar 1.8 milionë shittje PPV (pay per view-paguaj për ta parë). Kjo e bën këtë event më të dytin të ndjekur në historinë e UFC-së pas sfidës McGregor-Khabib (UFC 229).

“Kemi arritur gati 1.8 milionë PPV”, tha Dana White.

Me shumë gjasa, ky event (UFC-264) do të jetë eventi më i ndjekur i vitit 2021 në artet marciale mikse, duke thyer shifrën e 1.6 milionë PPV që dhuroi dueli i janarit mes McGregor dhe Poirier. Të ardhurat nga shitjet PPV pritet të shkojnë 125 milionë dollarë.

-->