UFC përjashton shokun e ngushtë të Khabib nga eventi i Boston

Sporte tjera 15 Shtator 2019 08:08

Për arsye ende të paqarta, sportisti rus i arteve marciale mikse Zabit Magomedsharipov nuk do të duelojë më 18 tetor në eventin “UFC on ESPN 6”, që zhvillohet në Boston. Në këtë event, sportisti rus do të përballej me Calvin Kattar, por kjo sfidë është anulluar.

Zabit Magomedsharipov është shok i ngushtë me Khabib Nurmagomedov, kampionin e botës në peshën e lehtë. Kjo sfidë mes Zabit dhe Kattar ishte e vlefshme për peshën “featherweight” (pesha 61-66kg). Mediat amerikane bëjnë me dije se kjo sfidë mund të zhvillohet vitin tjetër.

Pritet që UFC të gjejë një zëvendësues për këtë duel, por kjo duket e vështirë për t’u realizuar. Magomedsharipov, 28 vjeç, i ka fituar të 5 duelet e zhvilluara deri më tani në kafaz dhe është kandidat për të dueluar për titullin kampion në këtë Divizion.