Ujkani: Më bukur që luajmë në diasporë, do të jetë emocionuese

Kombëtarja 28 Maj 2018 17:58

Sajmir Ujkani ka folur përpara ndeshjes me Shqipërinë, që ai e ka quajtur një vëllazërore.

Ujkani mban shiritin e kapitenit në Kombëtaren e Kosovës që nga koha kur u largua nga Kombëtarja e Shqipërisë.

“Jemi përgatitur shumë mirë. Ka për të qenë ndeshje e rëndësishme sepse luajmë kundër vëllezërve tanë. Ka për të qenë shumë emocionuese. Tashmë që luajmë edhe në Diasporë është edhe më bukur. Jemi për tu përgatitur për në shtator”, përfundoi Ujkani.