Ujkani: I nderuar që jam te njëri prej klubeve më të rëndësishme italiane

Futboll 03 Shtator 2019 14:45

Portieri i Kosovës Samir Ujkani, është kthyer në Serie A pas vetëm një viti në Superligën turke.

Ujkani ka nënshkruar me Torinon dhe është prezantuar nga klubi i madh Italian.

Atij nuk i eci mirë te Çaykur Rizespor, ku e ruajti portën në vetëm një ndeshje.

Portieri kosovar ka luajtur edhe më parë në Itali derisa ka mbrojtur te Palermo, Novara, Chievo, Genoa, Latina, Pisa dhe Cremonese.

Image

 

Ky kampionati është i njohur për Ujkanin, që kërkon të kthehet edhe te Kosova si portier numër një.

Pas zyrtarizimit të marrëveshjes, Ujkani është shprehur krenar për kalimin në Torino.

“Jam krenar dhe i nderuar që kam ardhur në njërin prej klubeve më të rëndësishëm në futbollin italian. Do ta takoj sërish Sirigun, një portier fantastik të cilin e njoh nga koha kur ishim në Palermo. Do t’i ritakoj me kënaqësi edhe disa ish-bashkëlojtarë si Rincon, Izzo, Ansaldi e Laxalt”, ka thënë Ujkani.

-->