Ujkani në portën e Torinos pas shumë kohësh?

Futboll 06 Prill 2021 09:46

Në skuadrën e Torinës këtë të hënë është konfirmuar një rast me Covid-19, e siç duket del të jetë portieri Salvatore Sirigu dhe nga kjo sigurisht se “përfiton” gardiani i portës së Kosovës, Samir Ujkani, i cili me gjasë do të jetë startues në ndeshjen ndaj Udineses, përcjell Insporti.com

“Në munges të Sirigus, atëherë portierët rezervë janë Samir Ujkani dhe Vanja Milinkovic-Savic. Portieri kosovari është një hap para serbit”, thuhet në mediumin “Tuttosport”.

E si pasoj e kësaj është rasti që gardiani ynë ta rifitoj rastin dhe të jetë zgjedhja e parë e trajnerit David Nicola.

Kujtojmë që 32 vjeçari ka qenë i shumëkritikuar në tri ndeshjet e muajit mars së Kosovës.

-->