Ukraina u kualifikua për në “Euro 2020”, kjo është festa e ‘çmendur’ e yllit të Cityt

Futboll 15 Tetor 2019 22:43

Ukraina mbrëmë siguroi biletën për Kampionatin Evropian “Euro2020”, shkruan Insporti.com.

Legjenda e futbollit ukrainas, tashmë selektor i kombëtares, Andrey Shevchenko pas një pune të madhe që bëri me këtë grup, iu shpërblye duke u kualifikuar në Evropian, por tashmë si selektor.

Gëzimi tek tifozët vendas ishte i madh për këtë kualifikim, njëjtë siç ishte edhe te lojtarët e kombëtares. Pas përfundimit të ndeshjes, lojtarët janë shfaqur shumë të lumtur, teksa diçka të tillë e kanë treguar edhe përpara kamerave.

 

Mbrojtësi i Manchester City, Oleksandër Zinchenko, ka ndërprerë intervistën e njërit prej shokëve të ekipit, duke kërcyer së bashku me të përpara kamerave.

Por, nuk përfundoi këtu, teksa pasi u largua nga intervista, Zinchenko hyn në një nga studiot ku flitej për këtë ndeshje, dhe del para kamerës ku feston si i çmendur.

Zinchenko edhe më parë kishte festuar kështu, madje e kishte puthur po të njëjtën gazetare duke u bërë hit në rrjetet sociale. /Insporti.com/

-->