KF Ulpiana ndan rrugët me trajnerin Edlir Tetova

Futboll 28 Mars 2022 20:20

Klubi nga BKT Superliga e Kosovës, Ulpiana ka njoftuar se ka ndarë rrugët me trajnerin Edlir Tetova, shkruan Insporti.

Klubi njoftoi poashtu se në krye teë Ulpianës do të qëndrojë trajneri Fadil Ademi me ndihmësat e tij Visar Bardhi dhe Apollon Ajeti.

Teksa, në një prononcim për Insportin, Edlir Tetova tha se rrugët me klubin i ka ndarë me marrëveshje.

“Me Ulpianën u ndava me marrëveshje” – tha Tetova.

Më poshtë njoftimi i klubit:

KF ULPIANA – INFORMIMTë priftë e mbara, Edlir TETOVA.Shefi i shtabit teknik Tetova dhe KF ULPIANA, ndajn rrugët me bashkpunim të dy anshëm.Edlir Tetova filloi karrieren e Kryetrenerit tek ne në fillim të Korrikut 2021, i cili erdhi nga KF. TIRANA, i cili shpalosi njohuri të reja në klubin tonë ULPIANA. KF ULPIANA falenderon trenerin Tetova për punë e tij të palodhshme, i cili së bashku me Trenerin Fadil ADEMI, Visar Bardhin, Apollon Ajeti kanë ndërtuar një ekipë të shkelqyeshem, por në SuperLigen e Kosovës nuk patem fat ne si klub Ulpiana, edhe pse kemi fituar disa përballje nga ekipet superiore te SupërLigës. Betejën në SuperLigen e Kosovës, do ta zhvilloj Treneri Fadil ADEMI me ndihmësat e tij Visar BARDHI dhe Apollon AJETI.Suksese Edlir TETOVA, respekte 👏.Na priftë e mbara neve KF ULPIANA

-->