Ulpiana shënon gol spektakolar ndaj Drenicës

Futboll 27 Shkurt 2022 13:35

Ulpiana dhe Drenica po ndeshjet në ndeshjen e xhiros së 22-të të BKT Superligës, shkruan Insporti.

Në takimin që po zhvillohet më stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, Ulpiana po avancon ndaj Drenicës me rezutlat 1-0, me golin e shënuar nga mesfushori brazilian, Iran Goncalves.

Goncalves realizoi në minutën e 28’të të takimit.

Ndryshe, Lipjanasit nuk e kanë shijuar ende fitoren në tri ndeshjet e para të stinorit pranveror, ku ka pësuar dy humbje dhe ka marrë një barazim.

Në anën tjetër drenicasit nuk e kanë shijuar humbjen në tri ndeshjet e para të stinorit pranveror, ku ka marrë një fitore dhe dy barazime.

-->