Ultras-it e PSG i urojnë “mirëseardhje” Real Madrid ! (Video)

Futboll 06 Mars 2018 07:46

Sot zhvillohet ndeshja e dytë e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, ku ekipi francez i Paris Saint-Germain pret në shtëpi skuadrën mbretërore të Real Madrid.

Përballja shumë e përfolur, pritet me padurim nga të gjithë, përkundër që “Los Blancos” arrijnë në Paris me epërsinë prek 3-1 nga ndeshja e parë.

Ky fakt e bënë edhe më interesant këtë përballje, ku të gjithë presin, e tifozët e PSG shpresojnë, se rezultati mund të përmbyset, përkundër që vendasit janë pa brazilianin Neymar, i cili është i lënduar.

Trajneri i PSG-së, Unai Emery, ka kërkuar përkrahje maksimale nga tifozët parisien dhe ata qysh para ndeshjes nuk e kanë dëshpëruar, ku 100 prej tifozëve ultras të njohur si “Collectif Ultras Paris“, ishin mbledhur para hotelit të skuadrës së tyre, duke brohoritur “Puta Madrid”.

Klubi i PSG-së pas një incidenti ku kishte vdekur një person, i kishte ndaluar pjesëmarrjen tifozëve ultras të skuadrës të merrnin pjesë në ndeshje nga viti 2010 e deri më 2016, kur në tetor të këtij viti pas marrëveshjes, klubi i lejoi të kthehen përsëri në stadiumin “Parku i Princave” dhe tani janë nën përkujdesjen e skuadrës nga Parisi. /Insporti.com

-->