“Ultras Vreshtarët”: Drejtori i Komunës së Rahovecit kërcënoi anëtarin tonë me “Kanun”

Tokio2020 26 Mars 2021 22:29

Tifo grupi “Ultras Vreshtarët” kanë njoftuar se anëtari i grupit, Luftrim Sokoli, është kërcënuar me “Kanunin e Dukagjinit” nga drejtori i Komunës së Rahovecit, Artan Asllani, raporton Insporti.com.

“Ultras Vreshtarët” nëpërmjet një reagimi në rrjetin social Facebook kanë bërë të ditur se anëtari i tyre është kërcënuar nga Asllani nëpërmjet një bisede telefonike.

Sipas reagimit, kërcënimi ka ardhur gjatë një bisede telefonike që anëtari i tyre ka zhvilluar me drejtorin Asllain në rrjetin social “Messenger”.

Në atë reagim thuhet se drejtori i Komunës së Rahovecit, Asllani e ka kërcënuar se do ta përdorë “Kanunin e Lekë Dukagjinit” për të zgjidhur mos marrëveshjen që kanë.

https://www.facebook.com/UltrasVreshtaret/posts/3945954502092587

E gjithë kjo situatë sipas tyre ka ndodhur rreth një akandi që Komuna e Rahovecit ka hapur.

Megjithatë, pak më minuta më parë ka ardhur edhe reagimi i drejtorit Artan Asllani, i cili ka mohuar se ka kërcënuar Luftrim Sokolin.

Asllani në reagimin e tij ka zbuluar edhe datën dhe kohën e bisedës së zhvilluar me Sokolin.

Sipas tij, ai vetëm ka përmendur fjalën “Kanun” por nuk e ka përdorur për ta kërcënuar dhe se pas një presioni të vazhdueshme me telefonata ka vendosur të bisedojë me të.

Asllani po ashtu ka njoftuar se rastin e ka hapur në Policinë e Kosovës për ta hetuar rastin e tij.

Insporti mëson se problemi rreth ankandit është në lidhje me rregullimin e disa lokaleve të palestrës sportive “Mizahir Isma”.

Me Komunën e Rahovecit qeverisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me kryetarin Smajl Latifi.

Kanuni i Lekë Dukagjinit:

Kanuni i Lekë Dukagjinit është përmbledhje e normave dhe dokeve shqiptare me karakter juridiko-social në një libër, në rrjedhën e disa qindvjeçarëve, para dhe pas jetës së Lekë Dukagjini.

Ligjet e Kanunit kan shërbyer për shumë kohë si norma shoqërore dhe si një sistem vetëqeverisës që mbizotëronte në viset e malësive të Shqipërisë së Veriut në kohën kur rajoni sundohej nga Perandoria Osmane.

Kanuni ka një rëndësi themelore në historinë e popullit shqiptar pasi që është një dokument i lashtë.

Për më tepër rregullat dhe normat e tij vazhdojnë ende të ushtrojnë një ndikim të ndjeshëm ndër shqiptarët që jetojnë në Shqipëri dhe Kosovë, si edhe në vendet tjera në të cilat kanë shtegtuar shqiptarët.

Kanuni ka 1262 nene, tё cilat rregullojnё tё gjitha aspektet e jetёs nё male: organizimin ekonomik, mikpritjen, vёllazёrinё, kufinjtё, punёn, martesёn, e kёshtu me rradhё.

Besa (Albanian culture) Besa (nderi ) ёshtё e njё rёndёsie primare nё tё gjithё kodin si gurthemel i sjelljes personale dhe shoqёrore. Kanuni pёrfshinte Shqiptarёt si tё fesё Katolike ashtu edhe Muslimane.Katër shtyllat e Kanunit janë: nderi, mikëpritja, sjellja dhe fisi.

Më poshtë reagimi i Artan Asllanit:

https://www.facebook.com/artan.asllani.148/posts/2782254638692405

/Insporti.com/

-->