Ultrasit ashpërsojnë luftën kundër Hysajt: “Ai është krimb, Lazio është fashiste”

Futboll 20 Korrik 2021 09:08

Hysaj krimb, Lazio është fashiste”. E shkruar nga ultrasit bardhekaltër. Kështu lexon banderola e shfaqur në urën “Corso Francia” në Romë. Në syrin e ciklonit është futbollisti i ri i skuadrës kryeqytetase, Elseid Hysaj, i cili ka shkaktuar një “tërmet” ditët e fundit, sepse këndoi gjatë darkës prezantuese te Lazio këngën popullore të partizanëve që luftuan kundër nazistëve dhe regjimit të Benito Mussolini. “Bella Ciao” është arsyeja për kryengritjen e një pjese të tifozëve bardhekaltër kundër mbrojtësit shqiptar.

Ky është veprimi më ekstrem i tifozëve, ata që i atribuohen “detit të zi”. Edhe shënimi nga klubi i Claudio Lotito nuk ishte i mjaftueshëm për të heshtur britmat e shkaktuara nga ajo video e xhiruar nga Luis Alberto, e shpërndarë në rrjetet sociale dhe më pas u zhduk pas mosmarrëveshjeve me tifozët, disa të karakterizuara edhe nga shkelje shumë të rënda, kundër futbollistit shqiptar.

Për të përsëritur konceptin ka menduar për një nga eksponentët e mbështetësve të Lazios, Franco Costantino (alias Franchino). I kontaktuar nga agjencia “Adn Kronos”, ai pranoi: “Historikisht, tifo-grupi ynë është mbështetës i ekstremit të djathtë dhe ne jemi krenarë për këtë. ‘Bella Ciao’, e kënduar me fanellën e Lazios, është diçka e ppranueshme. Hysaj gaboi. Ai nuk ka justifikime”.

Lazio ndërhyri për këtë çështje me një deklaratë: “Është detyrë e klubit të mbrojë pjesëtarin e vet dhe ta largojë atë nga shfrytëzimi personal e politik, që sigurisht në këtë rast nuk kanë asnjë lidhje me kontekstin joformal dhe miqësor në të cilin ndodhi episodi. Përgatitjet e ekipit duhet të vazhdojnë me angazhimin maksimal sportiv dhe në atmosferën e qetësisë”.

-->