Ultrasit përleshën në stadium, mijëra të plagosur dhe të traumatizuar në Meksikë

Futboll 21 Tetor 2019 14:19

Dhuna në stadium ishte kryefjala e ndeshjes mes Atletiko de San Luis dhe Kueretaros në Meksikë.

Teksa ndeshja ishte duke u zhvilluar dhe po shkonte në favor të Kueratoros, që po fitonte me rezultatin 0-2,  në stadium në minutën e 85 shpërtheu përplasja mes tifozëve.

Sende dhe karrige që gjuheshin  nga grupet e tifozëve, më pas përplasje fizike, dhe njerëz të cilët nuk dinin ku të shkonin për t’u ndjerë të sigurt.

Ishte kjo tabloja e përplasjes së ultrasve, e cila la pas mijëra të plagosur dhe njerëz të traumatizuar. Sa i përket futbollistëve, arbitri menjëherë ndërpreu ndeshjen dhe i dërgoi lojtarët në dhomat e zhveshjes.  /vipsport.al/

-->