Umtiti tregon bisedën me Lapportan: “Po, është e vërtetë që kam qarë”

Futboll 19 Tetor 2021 18:00

Mbrojtësi francez Samuel Umtiti i cili luan me Barcelonen, nuk dëshiron të largohet nga katalanasit. Lojtari ka pasur një takim me presidentin e klubit Laporta, për të diskutuar për të ardhmen e tij.

Në një intervistë të dhënë për “Mundo Deportivo” , Umtiti tregon se çfarë bisedoi me Presidentin e Barçës në atë takim që vendostë për të ardhmen e tij.

“Kemi folur si burrat. Nuk ka qenë e lehtë, edhe pse nuk e njihja atë dhe anasjelltas, por jemi sqaruar. Ka qenë një bisedë shumë e rëndësishme për mua. Presidenti duhej ta dinte se unë nuk doja të largohesha nga klubi dhe se isha shumë mirë, dhe dëshira ime e madhe është të ndihmoja skuadrën”, theksoi mbrojtësi francez.

Gjithashtu Umtiti ka shtuar se nuk i ka kursyer edhe lotët në atë takim duke treguar se ishte emocionuar shumë.

“Po është e vërtetë që kam qarë. Nuk flas shumë, por kur flas e bëj me zemër. Si ka reaguar Presidenti? Pyesni atë. Gjithsesi, më ka thënë se nëse jam mirë duhet t’i tregoj. Unë do ta bëj”, përfundoi mbrojtësi 27-vjeçar.

-->