Unai Emery jep shenjë masive se Arsenali mund të transferojë yllin e Serie A-së

Futboll 28 Janar 2019 19:32

Unai Emery ka lënë të nënkuptohet se Arsenali mund të transferojë Ivan Perisicin.

Mesfushori kroat raportohet se ka arritur marrëveshje me klubin nga Londra, pasi Interi konfirmoi se ai ishte i gatshëm të largohej, dhe Emery ka thënë se “Topçinjtë” janë në treg për një mesfushor krahu, transmeton Insporti.

“Nuk i njoh lojtarët, nuk mund t’ua përmend emrat atyre, por janë lojtarë që kanë mundësi të na ndihmojnë, që mund të luajnë si mesfushorë në krahun e djathtë ose të majtë.

“Mendoj se të gjithë ata që mund të vijnë dhe të na ndihmojnë janë të mirë. E di se nuk është e lehtë.

“Mund të transferojmë nga zero në dy lojtarë. Nëse nuk vijnë të na ndihmojnë siç dëshirojmë ne, preferoj që të mos vijnë fare.

“Ne po shikojmë dy lojtarë të ndryshëm që mund të vijnë te ne.” /Insporti.com/

-->