Unai Emery, ndër më të paguarit në Evropë

Futboll 06 Shkurt 2018 16:06

Unai Emery, trajneri PSG-së është trajneri më i paguar në Ligue 1 dhe një prej trajnerëve më të paguar në Evropë. Pas publikimit të pagave të futbollistëve në Francë, në media kanë rrjedhur edhe pagat e trajnerëve dhe spanjolli i prin listës me pagë mujore prej 450,000 €, ose rreth 5,4 milionë Euro pagë vjetore.

Ekipi me trajneri ne dytë më të shtrenjtë të Ligën e Francës është Monaco, që në baza mujore ndan 350,000 € për trajnerin, po ashtu spanjoll, Leonardo Jardim.

Claudio Ranieri, veterani italian me një karrierë të gjatë këtë sezon inkason 340,000 € çdo muaj dhe është trajneri i tretë më i paguar në Francë.

Në listën e trajnerëve më të paguar bëjnë pjesë edhe Rudi Garcia i Olympique Marseille me pagë mujore prej 250,000 €, Lucien Favre i Nice, i cili paguhet 200 mijë Euro çdo muaj, kurse Gustavo Poyet, milionave të fituara si lojtar tashmë në llogarinë e tij bankare ia shton edhe pjesën e pagës prej 12o mijë Eurosh në muaj.

Ndryshe, PSG ka numrin më të madh edhe të lojtarëve më të paguar në Ligue 1, liste kjo e cila kryesohet nga braziliani Neymar.

Ekipi nga kryeqyteti i Francës është ndër më të fuqishmit në Evropë sa i përket financave, por sivjet do ta ketë të vështirë rrugën drejt suksesit në Ligën e Kampionëve meqë javë ne ardhshme e pret dueli i parë me Real Madridin.

-->