Unai Emery pranë blerjes së parë për Arsenal

Futboll 29 Maj 2018 10:32

Pas largimit të Arsene Wenger nga Arsenal, ku kishte qëndruar për 22 vite, ditë më parë skuadra nga Londra Veriore befasoi me caktimin e Unai Emery si pasardhës i Wenger në stolin e “Topçinjve”.

Megjithatë, ai moment kaloi dhe të gjithë e pranuan trajnerin e ri dhe spanjolli menjëherë, pa humbur kohë, ka filluar të bëjë edhe lëvizjet e para dhe reparti i parë që do të pësoj ndryshime, është ai i mbrojtjes.

Derisa Arsenal kaluan sezonit më të dobët në më shumë se dy dekadat e fundit, përpos Wenger, nga tifozët faji u pa edhe te mbrojtja e “Topçinjve” , e sidomos te gabimet e Shkodran Mustafit, për të cilin ka zëra se edhe mund të largohet gjatë verës.

Sipas raportimeve në Angli, Arsenal janë fare pranë transferimit të qendërmbrojtësit grek të Borussia Dortmund, Sokratis Papastathopoulos, për të cilin thuhet se londinezët do të paguajnë 16 milionë funte.

Papastathopoulos, i cili pesë sezonet e fundit i kaloi te Dortmund, thuhet se është gati t’i pranoj kushtet e marrëveshjes me skuadrën londineze dhe pritet të jetë transferimi i parë në “Emirates”, pas epokës së Arsene Wenger.

Po ashtu bëhet e ditur se, Arsenal në të njëjtën kohë janë duke punuar drejt marrëveshjes me mbrojtësin e djathtë Stephan Lichtsteiner, i cili nga kjo verë do të jetë lojtarë i lirë nga Juventus. /Insporti.com

 

-->