United e City bëhet bashk për këtë qëllim

Futboll 21 Mars 2020 21:26

Manchester City dhe Manchester United janë bashkuar për të dhuruar më shumë se 100 mijë euro, për të grumbulluar ushqim në Angli, për shkak të situatës me koronavirus.

Secili klub ka dhurua më shumë se 50 mijë euro, në organizatat të cilat janë duke grumbulluar ushqim.

Po ashtu të dyja klubet kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët ku kanë thënë “Ne jemi krenarë për rolin që kanë mbështetësit tanë në ndihmën për të grumbulluar ushqim”.

-->