United e City pas futbollistit të Shakhtar

Futboll 30 Mars 2018 14:12

Skuadrat angleze, Manchester United dhe Manchester City janë futur në garë për futbollistin e Shakhtar Donetsk

Këtë lajm e ka konfirmuar para pak ditësh edhe drejtori gjeneral i klubit ukrainas, i cili ka thënë se mesfushori i tyre nga sezoni tjetër do të luajë në njërën prej dy klubeve të qytetit të Manchester.

Në pyetje është braziliani 25 vjeçar, Fred, i cili është pjesë e Shakhtar që nga viti 2013 kur u transferua për 15 milionë euro nga skuadra braziliane Internacional.

Këshilltari i Fred, dikur ish-futbollisti i Arsenalit, Gilberto Silva, po ashtu ka thënë se klienti i tij është i interesuar për të luajtur në Premier League.

“Momentalisht jemi të hapur për të gjitha skuadrat, por Premier League mbetet objektivi kryesor i yni”, ka thënë Silva për “Sky Sports”.

“Kemi pasur oferta për të edhe gjatë afatit kalimtar të janarit, por ai vendosi të qëndronte në Shakhtar. Premier League e Anglisë, mbetet destiancioni i preferuar për Fred”, ka theksuar ai.

Mbetet të shihet se cili në mes të Jose Mourinhos dhe Pep Guardiolas do t’ia dalë ta bind brazilianin për t’iu bashkuar skuadrës së tij gjatë afatit kalimtar të verës. /Insporti.com

-->