United e largon Lukakun, e gjen pasuesin e tij

Futboll 16 Maj 2019 14:27

Manchester Unitedi po mendon të transferojë sulmuesin e Lyonit, Moussa Dembele si zëvendësues për belgun Romelu Lukaku, bën të ditur The Sun.

Lukaku po pritet të largohet nga Manchesteri në verë, ndërsa Dembele 22-vjeçar po shihet si zëvendësues ideal.

Vlera e tij sillet në rreth 40 milionë funte.

Lukaku në anën tjetër po kërkohet nga Paris Saint-Germaini dhe Interi.