United lejon largimin e Lukakut

Futboll 30 Maj 2019 17:05

Romelu Lukaku pritet t’i jap lamtumirën Manchester Unitedit. Pas një sezoni jo të mirë me fanellën e Djajve të Kuq, sulmuesi belg është vënë në listën e shitjeve për afatin kalimtar veror.

Sipas The Sun, klubi ia ka bërë me dije lojtarit që janë të gatshëm për të negociuar për shitjen e tij dhe se oferta më e mirë që do të marrin do ta pranojnë për ta larguar nga ekipi.

Për Lukakun kanë shprehur interesim dy skuadrat e Serie A, Inter dhe Juventus.

Por thuhet që Interi është skuadra më e interesuara për shërbimet e tij, me në krye Conten që pritet ta marrë zikaltrit dhe belgu është dëshira e tij për fazën e sulmit./Insporti