United në negociata me këtë sulmues

Futboll 02 Maj 2019 18:57

Manchester United është vënë pas një sulmuesi, që ta sjellë në radhët e tyre në afatin e verës.

Emri i fundit thuhet të jetë ai i Edison Cavanit, me të cilin United janë në negociata.

Cavani shihet si zëvendësim i Romelu Lukaku i cili nuk po i përshtatet asesi stilit të lojës së Ole Gunnar Solskjaer me ç’rast pritet të shitet këtë verë.

32 vjeçari ka kontratë me parisienët deri në vitin 2020, shihet si sulmues tipik, i lëvizshëm dhe i gatshëm për sfidë të re, sfidë të cilën edhe vetë sulmuesi dëshiron ta provojë veten në siç e quan ai ligën më të fortë në botë.

Çmimi i Cavani kushton rreth 60 milionë euro./Insporti