United ofron para vetëm për ta larguar Sanchezin

Futboll 03 Maj 2019 15:16

Manchester United dëshiron ta pastroj ekipin për edicionin e ri.

Unitedi do ti largojë disa lojtarë, që sipas tyre janë të panevojshëm.

Një ndër ta është Alexis Sanchez, për të cilin ata janë të gatshëm ti ofrojnë 13 milionë funte vetëm e vetëm që Sanchez të gjejë një skuadër të re.

Forma e dobët e kilianit por edhe dëmtimet e shpeshta kanë bërë që drejtuesit e Manchester United të mendojnë largimin e tij, pasi paga që Alexis fiton në Old Trafford është tepër e lartë, plot 26 milionë funte në sezon.

Mbetet për t’u parë se cila do të jetë përgjigja e Sanchez i cili kërkohet nga shumë klube në Evropë por asnjë prej tyre nuk është në gjendje të paguajë shifrën e parave që Sanchez fiton tek United.

Kiliani u transferua te Manchester United me shumë bujë në një shkëmbim me Henrik Mkhitaryan në janar të 2018-ës, por në një sezon e gjysmë me Djajtë e Kuq, Alexis nuk ka treguar pothuajse asgjë./Insporti