Unitedi i vazhdon kontratën Matas

Futboll 02 Maj 2019 22:10

Manchester Unitedi raportohet se i ka bërë ofertën e fundit për kontratë të re mesfushorit Juan Mata, me futbollistin e vendosur të qëndrojë në Old Trafford.

Mesfushori është në dy muajt e fundit të kontratës aktuale dhe së fundmi është lidhur me një largim drejt Barcelonës.

Raportohet se lojtarit i është ofruar zgjatje për një vit, me opsion për një tjetër shtesë.

“Djajtë e Kuq” shpresojnë që të bindin 31 vjeçarin me këtë ofertë raporton “Manchester Evening News”./Insporti