Unitedi kalon tutje në kupë – fitoi me lehtësi ndaj skuadrës së ligës së tretë

Futboll 26 Janar 2020 18:07

Manchester United ka kaluar në rundin e pestë në FA Cup, pasi ka mposhtur 6-0 në udhëtim Tranmeren.

Vetëm në pjesë të parë, Djajtë e Kuq arritën që t’i shënonin pesë gola, për t’i dhënë kështu fund dilemës së fituesit.

Brenda gjashtë minutash, Unitedi shënoi tri gola me anë të Harry Maguires (10’), Diogo Dalot (13’) dhe Jesse Lingard (16’).

Më pas Phil Jones po ashtu arriti të futej në listën e realizatorëve, duke shënuar në minutën e 41-të me një asistim të Andreas Pereiras.

Para se të përfundonte 45 minutëshi i parë, Anthony Martial (45’) shënoi për 5-0 me një asistim të Luke Shaw.

Pjesa e dytë filloi sërish më mirë për skuadrën e Ole Gunnar Solskjaer, që arritën të shënonin edhe një herë.

Ishte Mason Greenwood që realizoi nga pika e bardhë në minutën e 56-të, për rezultatin 6-0, e që në fund doli të ishte përfundimtar.

-->