Unitedi me fitoren ndaj Lutonit kalon në rrethin tjetër të Carabao Cup

Futboll 22 Shtator 2020 23:14

Manchester Unitedi ka kaluar në rrethin tjetër të Carabao Cup pas fitores 3-0 kundër Lutonit.

Djajtë e Kuq e filluan mjaftë mirë takimin, duke rrezikuar disa herë portën e vendasve, mirëpo mbrojtja e tyre ishte shumë e ngjeshur.

Unitedi ia arriti qëllimit të shënonte golin e parë në minutën e 44-të me anë të Juan Matas që shënoi nga penalltia.

Në pjesën e dytë ishte një lojë më e hapur, me Lutonin që shpresonte t’i barazonte shifrat, mirëpo edhe ishte e kujdesshme.

Në anën tjetër, Ole Gunnar Solskjaer kërkonte më shumë nga lojtarët e tij, në mënyrë që të mos rrezikohej kalimi i tyre në rrethin tjetër të EFL Cup, duke e shënuar edhe golin e dytë me anë të Marcush Rashford (89′) që u asistua nga Mason Greenwood.

Greenwood arriti që nga një asistues të hynte në listën e realizatorëve me golin e tretë për Unitedin që e realizoi në minutën e 90+2, për të vulosur fitoren 3-0.

-->