Unitedi merr vendim për Pogban pas deklaratave të tij për largim

Futboll 16 Qershor 2019 20:09

Manchester United thuhet se nuk ka ndërmend të shesë Paul Pogban këtë verë.

Pogba njoftoi dëshirën e tij për t’u larguar nga Unitedi për ‘një sfidë të re’, por ‘Standard’ pretendon se atij i është thënë se do të mbetet një lojtar i United edhe në sezonin e ardhshëm.

Shefi i klubit, Ed Woodward ka vendosur për të mbajtur yllin e ‘Djajve të Kuq’ në ekip edhe në edicionin e ardhshëm.

Megjithatë, nëse United do të përfundojë duke lënë francezin të largohet, ata do të kërkojnë një shumë prej 145 milion eurove.

“Jam duke menduar për këtë, të kem një sfidë të re diku tjetër”, kishte deklaruar francezi.