Unitedi nuk di për fitore në ‘Molineux’ – ndalet sërish nga Wolverhamptoni

Futboll 19 Gusht 2019 23:01

Manchester Unitedi nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim, përballë Wolverhampton Wanderersit në ‘Molineux’.

Përkundër se e nisi mirë në këtë takim, me golin në minutën e 27-të të Anthony Martialit, djajtë do të kthehen në Mançester me vetëm një pikë, transmeton Insporti

Super goli i Ruben Nevesit në minutën e 55-të për ta barazuar rezultatin në 1:1, doli të jetë goli i fundit në këtë përballje.

Paul Pogba e pati mundësinë e artë për ta rikthyer epërsinë e Manchester Unitedit, por dështoi nga penalltia, në minutën e 68-të.

Kjo është hera e tretë që skuadrat përballen në ‘Molineux’ këtë vit kalendarik, ku Wolvesi deri tani ka regjistruar dy fitore (me rezultat 2-1), dhe tani barazimi 1-1.

Kësisoj, ky stadium mbetet një ‘mallkim’ për ekipin e Solskjaerit.

Në pozitën e katërt, Manchester Unitedi tani renditet me katër pikë, pas dy xhirove. /Insporti.com/