Unitedi përgatit “bombën” e verës, transferon yllin e rivalit

Futboll 20 Mars 2020 11:33

Manchester Unitedi raportohet se po i bën gati 50 milionë funte për transferimin e sulmuesit të Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang, gjatë afatit kalimtar të verës.

Sipas gazetës britanike The Sun, Topçinjtë janë të gatshëm të pranojnë oferta për sulmuesin nga Gaboni, pasi që kontrata e tij do të skadojë gjatë verës së vitit 2021 dhe londinezët s’duan ta humbin atë për asnjë cent.

Drejtuesit e Arsenalit thuhet se tashmë e kanë pranuar se 30-vjeçari nuk do të nënshkruajë kontratë të re për të qëndruar në Emirates dhe trajneri i Djajve të Kuq, Ole Gunnar Solskjaer, dëshiron të përfitojë nga kjo situatë.

Aubmeyangu ka qenë i përfolur për një largim të mundshëm nga Arsenali pasi që klubi londinez u eliminua nga Liga e Eropës dhe për momentin është në pozitë të nëntë në tabelën e Premierligës, duke e bërë pothuajse të pamundur kualifikim për në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

Arsenali ia kishte paguar Borussia Dortmundit 56 milionë euro, më së shumti në histori të klubit për një transferim deri më atëherë, në janar të vitit 2018 për t’i siguruar shërbimet e Auabmeyangut.

Edhe Barcelona dhe Paris Saint-Germaini raportohet se kanë shprehur interesim për ta transferuar sulmuesin në fjalë gjatë afatit kallimtar të verës, pas 20 golave që i ka shënuar ai deri më tani këtë sezon.

-->