Unitedi prezanton fanellat e reja – në to vërehet ky detaj

Futboll 16 Maj 2019 10:41

Manchester Unitedi ka publikuar fanellat e reja për sezonin 2019/20.

‘Djajtë e Kuq’ sot kanë publikuar fanellat për edicionin e ardhshëm, përcjell Insporti

Përveç faktit se ato i ka modeluar edhe Paul Pogba, që pritet që të largohet nga klubi në verë, rreth fanellave është edhe një detaj tjetër.

Në fanella janë vërejtur detaje që e shënojnë 20-vjetorin e “tripletës” së Manchester Unitedit, e fituar në vitin 1999.

Unitedi atë vit kishte fituar Premierligën, FA Kupën si dhe Ligën e Kampionëve. /Insporti.com/