US Open bën lëvizjen befasuese për të shpëtuar turneun

Tenis 21 Maj 2020 15:38

Pas shtyrjes së Roland Garros dhe pezullimit të Wimbledon tashmë është radha e US Open të përballet me krizën e koronavirusit.

Për momentin nuk ka ende një vendim final për turneun që zhvillohet në Nju Jork, qytetin më të prekur nga virusi vdekjeprurës.

US Open do të zhvillohet më 31 gusht-13 shtator, ndërkohë që terrenet e tij që ishin përdorur për të ndërtuar një spital provizur tashmë i janë rikthyer normalitetit.

Sidoqoftë, në rast se turneu zhvillohet në Nju Jork ai me shumë gjasa do të jetë pa shikues.

Organizatorët e US Open po mendojnë edhe një alternativë të dytë, zhvillimin e tij në një qytet tjetër.

Sipas mediave amerikane, Grand Slam i fundit sezonal të zhvillohet në Orlando ose në Indian Wells.

Gjithçka do të vendoset duke parë ecurinë që do të ketë coronavirus në Nju Jork.

-->